Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 27.shkurt të vitit 2025, ku u vra në oborrin e banesës 20-vjeçari Pavlin Preka. Pas hetimeve janë vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku.
Sipas burimeve rezulton se mes autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe viktimës ka pas konflikte për kultivimin e bimëve narkotike, konflikti i cili degragoi në vrasjen e 20 vjeçarit Pavlin Preka.
Në njoftimin zyrtar të policisë së Shkodrës thuhet:
“Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re.
Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
Klaudio Lisaj 20 vjeç, banues në fshatin Mgull; dhe Vasel Koçeku 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

https://youtu.be/O8AWr-JXDyI

Artikulli paraprakKRYEPISKOPI I KISHËS ORTODOKSE MESHË NË SHKODËR
Artikulli tjetërBESËLIDHJA KAMPIONE E DIMRIT E GRUPIT A