
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “SHADOWS”, duke zbardhur vrasjen me lëndë eksplozive të 67- vjeçarit H.Y në Shkodër, i cili sapo mbërriti në hyrjen e pallatit për t’u ngjitur në katin e katërt ku edhe banonte, një shpërthim i fuqishëm tritoli i mori jetën, në lagjen “Manush Alimani” ngjarje e ndodhur më 29 dhjetor 2025.
Si rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, janë identifikuar, kapur dhe arrestuar katër persona, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Në pranga kanë rënë shtetasit G. B., 27 vjeç; E. I., 27 vjeç; E. H., 25 vjeç; dhe Gj. Z., 24 vjeç.
Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë – Njësia Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimeve të Komisariatit dhe DVP Shkodër.
Sipas policisë, katër të arrestuarit dyshohet se kundrejt pagesës dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde eksplozive, të dyshuar me telekomandim në distancë, në panelin elektrik të pallatit ku banonte viktima, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Gjatë kontrolleve të kryera në banesa, ambiente dhe automjete, si dhe gjatë kontrollit personal të të dyshuarve, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 28 telefona celularë, një automjet “Mercedes-Benz”, veshjet e autorit të dyshuar që ka vendosur eksplozivin, municion luftarak, shuma parash në lekë dhe euro, lëndë narkotike dhe kokaine, tre pajisje GPS, dy kamera sigurie dhe një laptop.
Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motiveve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Prishja e qetësisë publike






