
Skanimi i parkut arkeologjik të Lezhës ka sjellë të dhëna të reja për qytetin antik.Rezultatet tregojnë se Akrolisi nuk i përket epokës së bronzit, siç ishte menduar më parë, por është një fortifikim i shekujve të katërt dhe të pestë para erës sonë.Zbulimi eshte bere nga ekspertët e arkeologjisë dhe gjeologjisë, të cilët përmes matjeve topografike kanë skanuar të gjithë parkun arkeologjik të Lezhës, në kuader të projektit që po zbatohet nga Akademia e Shkencave me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit.
Rezultatet e projektit “Hartografimi dhe dokumentimi i zonave me potencial arkeologjik”, u prezantuan përmkes një takimi të grupit të punës ku ishte i pranishem dhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, i cili përsëriti kërkesen që parku arkeologjik të kaloj nën administrim të pushtetit vendor.
Pas dokumentimit të zonave me potencial arkeologjik pritet të nisin ekspeditat, ku Lezha synohet të kthehet në epiqender të gërmimeve arkeologjike.






