Një aksion i Policisë ka çuar në zbulimin e mbi 7 mijë bimëve të dyshuara narkotike në fshatin Reç i Ri, në njësinë administrative Velipojë.

Pas rastit, Drejtori Vendor i Policisë Shkodër, Skënder Hita, ka vendosur pezullimin nga detyra të tre punonjësve të policisë, të cilët kishin përgjegjësi për territorin ku u konstatuan bimët narkotike.
Të pezulluarit janë:

Kryekomisar Bekim Lika, Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër;
Nënkomisar Zef Marku, Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

Inspektor Samet Kadroji, Ndihmësspecialist i Policimit në Zonë (SPZ), përgjegjës për zonën ku u gjetën bimët narkotike.

Artikulli paraprak“U KËRKOVA DIALOG, POR NUK PRANUAN”, RAMA FLET ME GAZETARËT E BE-SË PËR PROTESTËN
Artikulli tjetërDITA E DHJETË E PROTESTËS, QYTETARËT MBLIDHEN SËRISH NË SHESHIN SKËNDERBEJ, MARSHOJNË DREJT KRYEMINISTRISË