Superkupa e Italisë, ashtu si vitin e shkuar, do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në muajin janar, kësaj radhe me formatin e saj të ri “Final Four”.

Fillimisht do të zhvillohen gjysmë-finalet, Napoli-Fiorentina e Inter-Lazio, më 24 e 25 janar, ndërsa 3 ditë më vonë do të zhvillohet edhe finalja e madhe, por datat kanë ndryshuar dhe tashmë gjysmë-finalet do të zhvillohen më 18 e 19 janar, ndërsa finalja më 22 janar.

Klubet pjesëmarrëse do të shpërndahen në total plot 23 milionë euro, nga të cilat 7 prej tyre do t’i përfitojë vetëm ekipi fitues. Përveç premios së madhe, ekipi që do të fitojë Superkupën e Italisë do të marrë si “çmim” të mëtejshëm mundësinë për të luajtur një ndeshje miqësore në verë me një ekip saudit.

Artikulli paraprakVRASJA E LIRIDONA ADEMAJT, LIHEN NË PARABURGIM EDHE PËR DY MUAJ TRE TË DYSHUARIT, MES TYRE EDHE BASHKËSHORTI
Artikulli tjetërFUNDVITI, OSHEE: 6 GRUPE NË GATISHMËRI