Një anije antike romake që daton nga shekulli i dytë para Krishtit është zbuluar në Detin Mesdhe, pranë brigjeve të Palermos, raporton The Guardian.

Anija shtrihet 92 metra thellë në oqean, afër Isola delle Femmine. Nga fotografitë e para, të bëra nga një robot nënujor, vërehet se me këtë anije po transportoheshin shishe për verë.

“Mesdheu vazhdimisht na jep elemente të çmuar për rindërtimin e historisë sonë të lidhur me tregtinë detare, llojet e anijeve, transportin e kryer,” tha mbikëqyrësja e detit të rajonit të Siçilisë, Valeria Li Vigni, e cila nisi ekspeditën.

“Tani do të dimë më shumë për jetën në bord dhe marrëdhëniet midis popullatave bregdetare.”

Zbulimi u përshkrua nga autoritetet siciliane si një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike të viteve të fundit.

Disa javë më parë, arkeologët sicilian zbuluan një objekt tjetër të fundosur, një anije antike romake rreth 70 metra e thellë pranë ishullit Ustica. Në këtë anije kishte një ngarkesë të madhe shishesh me verë, që datonin në shekullin e dytë para Krishtit.

Gjetjet do të hedhin dritë mbi aktivitetin tregtar të Romës në Mesdhe, ku romakët tregtonin erëza, verë, ullinj dhe produkte të tjerë në Afrikën e Veriut, Spanjë, Francë dhe Lindjen e Mesme.

Në qershor, autoritetet italiane gjetën qindra objekte arkeologjike, të grumbulluara ilegalisht nga një koleksionist belg. Objektet datonin që nga shekulli VI para Lindjes së Krishtit dhe kishin vlerën e 11 milionë eurove.

Foto/ Zbulohet  anija e lashtë romake  e mbushur me  shishe vere

Foto/ Zbulohet  anija e lashtë romake  e mbushur me  shishe vere

Artikulli paraprakMINISHENGENIT SOT I NDËRROHET EMRI/ ZAEV, RAMA, DHE VUÇIÇ NË FORUMIN EKONOMIK RAJONAL NË SHKUP
Artikulli tjetërSHKENCËTARËT SHOHIN PËR HERË TË PARË DRITË NGA ANA TJETËR E NJË VRIME TË ZEZË