Zbulohet banda e prostitucionit, 5 shqiptarë të arrestuar

Karabinierët e “Casal di Principe” kanë arrestuar sot, me kërkesë të Antimafies italiane, 5 shqiptarë në provincën e Caserta-s. Ata akuzohen për prostitucion të të miturve dhe shfrytëzim prostitucioni. Hetimet kanë zbuluar mes të tjerash, ekzistencën e një grupi shqiptarësh, të cilët rekrutonin dhe detyronin gra të reja për ti shfrytëzuar si prostituta, mes tyre edhe të mitura. Të arrestuarit janë: Faton Dedja, 35 vjeç; Aqif Hasko, 53 vjeç; Osman Hasko 22 vjeç; Shkumbin Muça, 23 vjeç.