Një person është vënë në pranga për 281 kilogramë kanabis sativa. Burime nga policia thanë se në vendin e quajtur “Kunupicë-Pesjakë”, Gjirokastër, në stanin e 50-vjeçarit me inicialet H. Bl., kishte lëndë narkotike, dhe për këtë arsye policia ka ushtruar kontroll të imtësishëm në këtë ambient.

Si rezultat i kontrollit shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura në stan 28 thasë plastikë me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, një armë zjarri model 56, si dhe një krehër me 25 fishekë. Pesha totale e lëndës ishte 281 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi : H. B, 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Gjirokastrës për hetime të mëtejshme për akuzat e ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’ dhe ‘mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’.

Artikulli paraprakKAPET HAJDUTI I MARKETEVE, BASHKËPUNËTORI I IKËN POLICISË
Artikulli tjetërPRIVATIZIMI I VLLAZNISË, TEMË NË KËSHILL