Pritet dëshmia e tij për zbulimin e personave që bënë të mundur ngritjen e kësaj ferme. 

Është zbuluar një fermë me kanabis në një magazinë të braktisur në lindje të qytetit të Suindonit në Britaninë e Madhe. Policia britanike pas zbulimit bëri të mundur arrestimin e shqiptarit i cili punonte si roje në këtë fermë. Në të u gjetën rreth 149 bimë kanabis. Ferma e izoluar ishte e paisur me sistem ajrimi dhe llamba të fuqishme të cilat zëvëndësonin ndriçimin.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakJA ÇFARË THOTË RAMA PËR ZGJEDHJET E PARAKOHSHME
Artikulli tjetërAVIONË ME DROGË NË VLORË-PULIA, NISIN HETIMET