Zbulohet identiteti i dy turqve të ndaluar sot në aeroportin e Rinasit

Burime nga departamenti kufirit dhe emigracionit pohojnë se ata janë Mehmet Adıgüzel dhe bashkëshortja Nuriye Adıgüzel. Ata u kapën tek sa tentonin të largoheshin me pasaporta serbe të falsifikuara. Policia shqiptare është duke verifikuar se si ata kanë mundur të sigurojnë pasaportat serbe të falsifikuara. Brënda një muaji ky është rasti i dytë kur shtetas turq kapen me pasaporta të falsifikuara sic ishte rasti profesorit turk Muhamed Aydogmus kapur në durrës. Ai kerkohet nga prokuroria e Stambollit si pjesë e organizatës FETO të Gylenit. Hetimet e policisë shqiptare synojnë të zbulojnë një rrjet të mundshëm të trafikut të qenieve njerëzore i specializuar për trafikun e shtetasve turq përmes Shqipërisë drejt Evropës. “Dyshimet e para kanë të bëjnë me një bazë të mundshme falsifikimesh në Prizren” pohuan burimet policore.