Sezoni i ri televizi do të sjellë “Dancing with the Stars” në ekranin e Top Channel, me punën për kompeticionin e kërcimit që ka nisur prej pak kohësh dhe ditë pas dite zbulohen edhe detaje të reja për të.

E ndërsa është aluduar për moderatoren Bora Zemani dhe me Iliri Shaqirin që duket se nuk do të jetë pjesë e jurisë, është zbuluar edhe konkurenti i parë i programit, me Isli Islamin që mendohet se do të bëhet pjesë e garës së kërcimit.

Ndërkohë tani duket se është zbuluar edhe konkurenti i dytë i “Dancing With the Stars”, sërish nga e njejta media që dha lajmin edhe për të parin, “Kryefjala.com”. Sipas tyre, pjesëmarrësi i radhës do të jetë këngëtari i njohur, Ardit Çuni.

Isli dhe tashmë Arditi nuk e kanë konfirmuar ende lajmin, por as përgënjeshtruar, e ndërkohë që ne presim për ta, shpresojmë që konkurenti i radhës që zbulohet të jetë një vajzë.

Artikulli paraprak6 GOLA NË MIQËSORE, VLLAZNIA E PAPËRMBAJTSHME NË AUSTRI
Artikulli tjetër“VIRUSI NUK PO MENAXHOHET NË MËNYRË EFEKTIVE”, KREU I OSBH: JAM I SHQETËSUAR PËR RRITJEN E RASTEVE DHE VDEKJEVE