Shkencëtarët rusë thonë se kanë gjetur mbetjet e një baze naziste në një ishull të vogën në Arktikë.

Zbulimi i më shumë se 500 artifakteve naziste në ishullin e quajtur Aleksandra ka bërë që grupi i shkencëtarëve të besojnë se ky është vendi i shumë përfolur, ky thuhej se ishte baza e njohur si Schatzgraber, që u ndërtua me urdhër direkt të Adolf Hitlerit. Schatzgraber ishte një stacion moti misterioz në Arktikë, që u ndërtua në 1942, pasi Hitleri pushtoi Rusinë. Deri më tani, askush nuk kishte gjetur të dhëna konkrete që ekzistonte dhe shpesh hidhej poshtë si teori, duke e konsideruar si një “mit”. Ndër gjërat që shkencëtarët gjetën në këtë bazë përfshijnë fishekë, këpucë e sende të tjera, si dhe dokumente të rezervuara. Gjetjet e tyre nuk janë bërë ende publike, por ata thonë se ishin të markuara me swastika –n naziste.