Një plantacion i madh kanabisi është zbuluar në Greqi në një zonë malore në Olimp. Policia ka sekuestruar 5052 fidanë, ndërsa në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 2 shqiptarë.

Ky është plantacioni i dytë me i madh i zbuluar nga policia në një kohë të shkurtër, pasi u parapri nga zbulimi i 2100 fidanëve kanabis në muajin gusht në një zonë malore të Bashkisë Agia.

Në operacion morën pjesë mbi 120 policë, ndërsa sipas një deklarate të Sindikatës së Policisë së Larisës, u deshën më shumë se dy orë ecje në shtigje të përafërta për të mbërritur në vendngjarje.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të pjerrët të zonës, transporti i fidanëve të kanabisit është kryer me helikopter