Qyteti i parë lundrues në botë do të ndërtohet në Korenë e Jugut deri në vitin 2025 si një mënyrë që njerëzimi të mbijetojë në rritjen e nivelit të detit. I mbështetur nga OKB-ja, qyteti lundrues, do të ndërtohet në brigjet e qytetit të Busanit, do të përbëhet nga ishuj të krijuar nga njeriu që të ngrihen me detin për të eliminuar rrezikun e përmbytjeve.

Çdo ishull do të jetë në formë gjashtëkëndore dhe do të përmbajë një shtresë gëlqerore që është dy deri në tre herë më e fortë se betoni, sipas Business Insider. Qyteti do të gjenerojë energji elektrike nga panelet diellore në çatinë e ndërtesave dhe do të prodhojë ushqimin e vet dhe ujë të freskët.

Qyteti i ri do të veprojë si një prototip për të vlerësuar përshtatshmërinë e qyteteve lundruese për komunitetet bregdetare me njerëz. Ndërtimi i qytetit lundrues, që vlerësohet të kushtojë 200 milionë dollarë do të fillojë së shpejti.