Policia e Shtetit ka njoftuar për një skemë të re mashtrimi që qarkullon përmes mesazheve SMS, e ngjashme me rastet e mëparshme të “Postës Shqiptare”. Për këtë çështje, është depozituar edhe kallëzim nga vetë institucioni i Postës pranë Strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit.

Mesazhet mashtruese paraqiten si njoftime zyrtare nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linke të falsifikuara që drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare. Policia thekson se këto mesazhe nuk kanë lidhje me e-Albania apo institucionet shtetërore.

Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm:

Të mos klikojnë në linke nga numra të panjohur;
Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara;
Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë.

Rekomandohet gjithashtu:

Përdorimi vetëm i faqes zyrtare https://e-albania.al;
Fshirja e menjëhershme e mesazheve të dyshimta;
Raportimi i çdo rasti pranë autoriteteve.

Policia e Shtetit rikujton se mbrojtja nga mashtrimet online kërkon vigjilencë dhe përdorimin ekskluziv të kanaleve zyrtare për çdo shërbim apo pagesë elektronike.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakILIR META MBETET NË QELI, GJYKATA KUSHTETUESE I RRËZON KËRKESËN
Artikulli tjetërMBYLLET PJESA E PARË DINAMO-VLLAZNIA , 0-1 PËR EKIPIN SHKODRANË