
Sukth, zbulohet stalla ku “ricikloheshin” produkteve ushqimore false
Një magazinë me produkte ushqimore të skaduara të cilat hidheshin në treg pasi u ndryshohej etiketa është zbuluar në Sukth të Durrësit. Magazina e tipit stallë u zbulua gjatë inspektimit në Njësinë Administrative Sukth “Në magazinë bëhej fallsifikimi i produkteve të ndryshme ushqimore. Këto produkte etiketoheshin me etiketa fallco” informon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Drejtori i AKU, Durrës, Sefer Sefa i cili ishte në magazinë për të verifikuar kushtet “Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Durrës do të zbatojë më rigrozitet ligjin dhe do të veprojë me tolerancë zero ndaj subjekteve të cilët e ushtrojnë aktivitetin e tyre në shkelje të dispozitave ligjore” Ne si drejtori kemi për qëllim dhe detyrë vendosjen e bazave për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve dhe popullates.






