Zbulohet super-ngarkesa e drogës, arrestohet çifti shqiptar

Dhjetë pako me kokainë, me peshë 1.1 kg secila. Kjo është sasia e drogës e gjetur nga policia e Romës në Itali, në një vend të krijuar enkas brenda një makine, me të cilën udhëtonin një çift shqiptarësh. Siç raportojnë sot mediat lokale, makina me të cilën udhëtonte çifti, 25 dhe 18 vjeç, u ndaluan në rrugën “Magliana”. Ata janë shfaqur të paduruar gjatë kontrollit të policisë dhe kjo çoi në një kontroll të mëtejshëm nga ana e efektivëve, të cilët më pas zbuluan edhe 11 kg kokainë.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RENDE,2 TË RINJ NË LUFTË ME VDEKJEN
Artikulli tjetërKAPET NJE 20 VJEÇAR ME 7.2 KG KANABIS NE DOGANËN E KAKAVIJËS