Zbulohet tjetër kamp i emigrantëve shqiptarë në Francë që kërkojnë të largohen për në Britani

Një tjetër vendstrehim ku qëndrojnë shqiptarët që kërkojnë të emigrojnë drejt Britanisë së Madhe është zbuluar në Francë. Konkretisht, ky kamp ndodhet 200 km larg Calais, një prej porteve më të mëdha dhe vendi nga ku shumë emigrantë nisen ilegalisht drejt Anglisë. Kryetari i komunës së zonës bregdetare Dieppe, Sebastien Jumel thotë se në këtë kamp pjesa më e madhe janë shqiptarë. “Shumica e këtyre njerëzve janë nga Shqipëria dhe kanë si destinacion përfundimtar Mbretërinë e Bashkuar. Ne e dimë se ka banda shqiptare që trafikojnë njerëz kundrejt përfitimit monetar. Shumë prej tyre nuk dëshirojnë që të qëndrojnë në Francë dhe kërkojnë të ikin drejt Anglisë duke u fshehur nëpër makina apo kamionë”, thotë Jumel. Kryetari i komunës ka paralajmëruar se ky është një problem që kërkon zgjidhje të shpejtë. Para disa muajsh, duke folur për britaniken ‘Express.co.uk’, disa prej shqiptarëve thanë se do të kalojnë ilegalisht drejt Britanisë për një jetë më të mirë.

Artikulli paraprakI GJENDET KOKAINË NË LAVAMAN DHE RRETH 12 000 EURO PAS TV, SHQIPTARI MOHON
Artikulli tjetërRRITJE PAGASH EDHE PËR USHTARAKËT