“Big Brother Vip” është një format që po zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Ajo transmetohet live në 24 orë të ditës, ndërsa në 2 ditë të javës, të martën dhe të premten janë netët e spektaklit, ku ka surpriza, afrime, por edhe largime nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Tre emra priten t’i afrohen formatit ditën e sotme. E para është këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila në fillim të tetorit siç konfirmoi Prive, ka qenë duke u përballur me COVID-19, e kjo ishte arsyeja që ajo nuk u fut në shtëpi. Një emër tjetër, është dhe ai i aktores Ema Andrea.

Ndërsa emri i tretë, ende nuk dihet se cili është. Megjithatë, asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht dhe mbetet të shihet sonte se kush do jenë emrat që do t’i bashkëngjiten aventurës 100 ditore me çmimin e madh prej 100,000 eurosh.