Klubi i futbollit Vllaznia përmes një deklarate për shtyp hedh akuza për zvarritjen e punimeve në rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”. Zëdhënësi i klubit Gjergj Kola shprehet se firma po ecën me ritëm të ulët e ndërsa qeveria shqiptare nuk po mban premtimet për afatet e përfundimit të punimeve për stadiumin e Shkodrës.
Sipas zëdhënësit Kola duke parë ritmin e ulët të punimeve dhe pothuajse braktisjen e stadiumit “Loro Boriçi” nga firma, dëmi financiar dhe sportive për Shkodrën dhe Vllazninë është i madh.Realisht kudo në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” ku po kryhet rikonstruksioni numri i puntorëve është shumë i vogël. Vrulli me të cilën nisi puna në fillim është ulur ndjeshëm dhe tashmë nuk ka një afat se kur mund të përfundojnë punimet. Kjo dëmton Vllazninë e cila duke mos patur një fushë për të luajtur ndeshjet detyrohet të shtegtojë në qytete të tjera.