Aktori i njohur i humorit, Zef Deda feston sot 71-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të rëndësishme për të nuk mund të mungonte një urim nga djali i tij, Juli. Ky i fundit i ka dedikuar të atit disa fjalë prekëse ku shkruan se mbetet njeriu më i mirë për të.

“Kujdes, mos u genjeni nga kjo fytyre, ne pamje te pare e qete. Brenda saj fshihet nje uragan me energji, me pozitivitet dhe me deshire per ta jetuar jeten ne maksimumin e saj.

Keshtu ka qene gjithmone dhe vazhdon te jete dhe sot, tamam si nje 71 vjeçar qe i ka nderruar vendin numrave. Je i mire shume Babush, per mua je me i miri. Edhe 100 vite te tjera te uroj, shendet te plote dhe shijoje jeten, sepse e meriton! Te du fort artist!”

Artikulli paraprakCOVID-19/ MSH: ASNJË HUMBJE JETE, 31 RASTE TË REJA DHE 14 TË SHËRUAR NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërMINISTRJA KUSHI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË BANKËS BOTËRORE: MIRËNJOHJE PËR MBËSHTETJEN, BASHKËPUNIM I MËTEJSHËM NË ARSIM