Trajneri i kombëtares shqiptare në boks Zef Gjoni menjëherë pas suksesit në turneun ndërkombëtar “Gongu i Artë” ku Shqipëria fitoi dy medalje me Arjon Kajoshin dhe Denis Nurjen tha se kuqezinjtë bënë një paraqitje të shkëlqyeshme pavarësisht mungesave të disa boksierëve.

Trajneri Gjoni thotë se boksierët shqiptar dominuan duke iu refuar dy fituesve të medaljeve të arit Kajoshi e Nurja. Turneu “Gongu i Artë” thotë tekniku Gjoni u shoqërua me një rivalitet të madh ndërsa deklaroi se kombëtarja e boksit në vazhdimësi do ketë një rritjeEdhe në aktivitetet e tjera ndërkombëtare Shqipëria synon të bëjë paraqitje të mira dhe të fitojë trofe që nderojnë dhe shërbejnë edhe për rritjen e cilësisë.