Kandidati Nr.5 i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Zef Hila ishte ne lagjen Lisen  te Vau Dejes ku zhvilloi nje takim me banoret te cilet per vite me radhe kane jetuar me rrezikun e eternitit ne banesat e tyre .

Banoret falenderuan Kandidatin Hila per kete investim madhor si dhe siguruan mbeshtetjen e tyre me 25 prill.

Statusi i plote i Zef Hiles

Heqja e eternitit ishte një prioritet i joni sapo morëm drejtimin e Bashkisë Vau Dejës për banorët e lagjes Lisen.

Ishte nje premtim te cilin e dhamë në mandatin 2015-2019 gjatë qeverisjes tonë të përbashkët , dhe e realizuam ashtu siç kemi bëre gjithmone që fjalët tona te jenë projekte konkrete dhe të prekshme nga banorët dhe jo vetëm premtime elektorale.

Unë ju siguroj që në vëmendje të qeverisjes me Lulzim Bashën Kryeministër do jëtë shpronësimi për pronat private për interes publik për ndërtimin e hidrocentralit asokohe.

Se bashku do kthejme investimet e munguara në Vau Dejës.