
BANORËT: MBËSHTESIM ÇDO INISIATIVË DHE NJË FITORE TË PADISKUTUESHME. Ne vijim te turit per tu njohur m,e problametikat e zones se Bashkise se Madhe te Vau Dejesit, kandidati I Partise Demokratike ne kete zone, Zef Hila eshte takuar me banore te fshatit Spathar.
Gjate nje bashkebisedimi te ngushte me ta, kandisati I PD-se Zef Hila eshte shprehur se pikerisht ne kuader te hartimit te projekteve ambicioze me eksperte te fushave respective do te behet I mundur, zhvillimi I te gjithe zones e cila ka resurse te medha. Nga ana tjeter, ai I ka premtuar banoreve qe ne vitin e pare te mandatit ne krye te kesaj Bashkie, do te behet e mundur hapja e nje kopeshti cili nuk ka funksionuar asnjehere ne kete zone. Nga ana tjeter, banoret I kane garantuar mbeshtetjen maksimale, Partise Demokratike dhe kandidatit te saj Zef Hila. Stafi I kandidatit te Partise Demokratike, tashme ka marre te gjitha sygjerimet e banoreve te zonave nga 6 njesite te cilat jane pjese e Bashkise se Madhe ne Vau Dejes, dhe Brenda pak ditesh do te behet I njohur per te gjithe banoret e zones prograni electoral I kandidatit Zef Hila, duke listuar edhe prioritetet per zgjidhjen e nevojave me emergjente.