Deputeti i Partise Demokratike, per qarkun Shkoder Zef Hila ka reaguar pas marrjes ne pyetje ne SPAK. Permes nje postimi ne rrjetin social “Facebook” Hila tha se nuk ka asnje procedim penal ndaj tij:

“Pasi u njoha me disa publikime ne media që lidhen me emrin tim,dua te sqaroj opinionin publik se :

Nuk ka asnjë proçedim penal ndaj meje.

Sot u paraqita prane SPAK-ut në cilsinë e personit që ka dijeni per rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me nje ceshtje qe eshte ne proces. Nuk mund te jap detaje për sa shpjegova ne respekt te ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

Une si deputet i Partisë demokratike do te vazhdoj misionin tim ne mbështje dhe mbrojtje te interesave te qytetareve.” – perfundon postimi

Artikulli paraprakGREQIA DHE 5 VENDE TË BE MUND TË NJOHIN KOSOVËN! PLANI ME 13 PIKA I SCHOLZ DHE MACRON GARANTON DIALOGUN E BEOGRADIT DHE PRISHTINËS
Artikulli tjetërCOVID-19, DASMAT RRITËN NUMRIN E INFEKTIMEVE