
Shkrimtari dhe publicisti shqiptaro-amerikan Zef Përgega, promovoi në Lezhë kater botimet e tij më të fundit “Bijtë e Barbarës”, një liber i cili ndërthur fatin e shqiptarëve në mërgim me kujtesën historike të kombit dhe dashurinë për atdheun, “Ulliri i Syrit”, poezi “Agimet e emrit tënd”, vepër kushtuar Agim Doçit dhe “Flaka e Atmës”, letërkëmbime me personalitete të shquara shqiptare.Në këtë veprimtari të zhvilluar në biblioteken “Gjergj Fishta”, morën pjesë intelektualë, studiues, shkrimtarë dhe figura të njohura të letrave shqipe, të cilët ndanë mendime dhe vlerësime mbi veprimtarinë letrare të Zef Përgegës.
Autori i ketyre botimeve Zef Pergega, kerkoi më shumë vëmendje ndaj krijuesve shqiptarë në diasporë të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe pasurimin e kulturës shqiptare në mërgatë.
Zef Pergega, i cili prej më shumë se 20 vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, eshte autor i plot 45 librave të profileve të ndryshme, duke dëshmuar një krijimtari të gjerë dhe të vazhdueshme letrare.






