Fitimi i Kupës së Shqipërisë është një objektiv për Vllazninë.

Një gjë të tillë e pohon edhe drejtori sportive Eugent Zeka. Në këtë mënyrë kuqeblutë të mërkuren në përballjen ndaj Teutës do të kërkojnë fitoren për ta patur sa më të lehtë ndeshjen e kthimit në Durrës. Drejtori Zeka tha gjithashtu se nuk e sheh të rrezikuar Vllazninë në luftën për mbijetesë deklaruar se ekipi ka forca për ta kaluar humbjen me Kukësin. Vllaznia luan të mërkurën ndeshjen e Kupës përballë Teutës në stadiumin “Loro Boriçi”. Edhe pse me disa mungesa kuqeblutë do të tentojnë që të marrin një fitore ndaj durrsakëve.