Zelanda e Re ka qenë vendi i parë që ka pritur Vitin e Ri 2016. Fishekzjarrët u ndezën nga pika më e lartë e vendit, Sky Toëer në Aukland sapo akrepat e orës shënuan 00:00. Qielli u ndriçua për disa minuta nga fishekzjarret e shumta të cilat dhuruan një spektakël të vërtetë.

Qielli i Auklandit në Zelandën e Re u ndriçua nga fishekzjarret shumëngjyrëshe që shënuan ndërrimin e viteve. Që prej 29 dhjetorit 2011, Samoa, që deri atëherë e festonte e fundit ndërrimin e viteve, tani është e para në hartën e kremtimeve për arsyen e thjeshtë se banorët e saj vendosën ta kalonin në mënyrë virtuale kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar orën 24 orë përpara.