Sot deputetët do të mblidhen në një seancë të posaçme parlamentare.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, do të përcjellë sot në parlamentin shqiptar mesazhin e tij para ligjvënësve shqiptarë, nëpërmjet një video call. Seanca dedikuar luftës në Ukrainë dhe suportit ndaj saj do të mbahet në orën 13:00. Burime thonë se Zelensky, pritet të informojë deputetët shqiptarë lidhur me situatën në Ukrainë dhe të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë.

Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, vendi ynë është rreshtuar krah vendeve anëtare të NATO-s dhe OKB në qëndrimin pro Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën e luftës. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.

Rama ndau një pjesë të bisedës që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garantonte atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë.

Artikulli paraprakTips on how to Date Actually Cute Latvian Girls
Artikulli tjetërDITA NIS ME VRANËSIRA, POR PRITEN NDRYSHIME PAS MESDITE