Me javën e ardhshme që rezervon bisedime të tjera mes delegacioneve amerikane dhe atyre ruse në Moskë, Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky thotë se pret rezultate pozitive nga lëvizjet diplomatike. Ai iu drejtua homologut të tij amerikan Donald Trump me një mesazh në rrjetin social X për Festën e Falenderimeve, ku thotë se ukrainasit janë mirënjohës për mbështetjen e amerikanëve.

“E vlerësojmë thellësisht gjithë mbështetjen që ka shpëtuar kaq shumë jetë në Ukrainë dhe na ndihmon të mbrojmë çdo ditë pavarësinë tonë. Jemi shumë të lumtur që marrëdhëniet tona janë konstruktive dhe presim përparime të mëtejshme pozitive në diplomaci, për t’i dhënë më në fund, fund përgjithmonë luftës së Rusisë kundër popullit tonë”, shkruan Zelensky në mesazhin e tij drejtuar Presidentit amerikan.

Artikulli paraprakZJARRI NË PALLATET NË HONG KONG, SHKON NË 83 NUMRI I VIKTIMAVE. RAPORTOHET PËR RRETH 250 TË ZHDUKUR
Artikulli tjetërTËRMETI ME MAGNITUDË 6.0 GODET ALASKËN