Presidenti i Ukrainës Zelensky, është shprehur mirënjohës ndaj vizitës së Presidentit polak në Ukranë.

“Ne i jemi mirënjohës Polonisë, ata kanë punuar vazhdimisht, çdo ditë dhe Presidenti i Republikës së Polonisë personalisht luajti një rol të veçantë në forcimin dhe furnizimin me armë”, kështu u shpreh Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në me rastin e vizitës së presidentit polak Andrzej Duda në Kiev, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN .

Lideri ukrainas tha se pas fitores së luftës do të vizitojë Poloninë duke e falënderuar për mirëpritjen e njerëzve të larguar nga lufta.

“Fatkeqësisht sot nuk kam mundësi, për shkak të luftës, që të shkoj në disa qytete që janë qendra humanitare ose qendra furnizimi me armë, apo qytete të bukura që kanë mirëpritur njerëzit tanë, veçanërisht gratë, fëmijët. Faleminderit këtyre njerëzve dhe këtyre qyteteve, por jam i sigurt se pas fitores së kësaj lufte këto qytete do të jenë ndër të parët ku do të shkoj me kënaqësi”, tha Zelensky.

Artikulli paraprakAKSIDENTI NË SUPERSTRADËN LEZHË-SHKODËR, NDËRRON JETË 73-VJEÇARI, PLAGOSEN TRE PASAGJERËT
Artikulli tjetërNË PRITJE TË FJALIMIT TË FITORES NGA BERISHA, SELIA E PD MBUSHET ME MILITANTË