
“Falë punës të ushtrisë së Forcave të Armatosura të Ukrainës, inteligjencës, ekipit negociator, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe OKB-së, shpresojmë të jemi në gjendje të ruajmë jetën e fëmijëve tanë. Mes tyre ka të plagosur rëndë që po u ofrohet ndihmë.
Dua të theksoj se heronjtë ukrainas i shërbejnë të gjallë Ukrainës. Operacioni për të kthyer ushtarët tanë në shtëpi ka filluar. Është një punë që kërkon delikatesë dhe kohë”, tha Zelensky në mesazhin e tij gjatë natës.
Mesazhi i Zelensky ishte për mbrojtësit e Mariupolit dhe erdhi pasi Ministria e Mbrojtjes e Kievit konfirmoi fillimin e evakuimit të ushtarëve të barrikaduar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.






