Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes tha se Rusia ka pësuar një disfatë strategjike në Ukrainë, e cila është “tashmë e qartë për të gjithë në botë”.

“Rusisë thjesht i mungon guximi për ta pranuar atë,” tha ai.

Zelensky gjithashtu i quajti forcat ruse “frikacakë”, të cilët po përpiqen të fshehin të vërtetën pas sulmeve raketore, ajrore dhe artilerie.

Duke folur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve, ai falënderoi infermierët dhe mjekët ndihmës për shpëtimin e jetëve të ushtarëve ukrainas, por forcat ruse kishin shkatërruar 570 objekte të kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës.

Artikulli paraprakDIALOGU KOSOVË-SERBI, SOT TAKIMI I RADHËS MES DELEGACIONEVE NË BRUKSEL
Artikulli tjetërBILANCI PËR VITIN 2021, JA SA U SHPENZUA PËR VAKSINIMIN NË SHQIPËRI