Protestuesit janë përplasur me policinë në qytete të ndryshme në të gjithë SHBA pas vrasjes së një shtetasi afro amerikan të parmatosur nga efektivë të policisë së Mineapolisit.

Qindra persona kanë protestuar përpara Shtëpisë së Bardhë e cila është mbyllur prej së premtes duke kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd.

Në Minesota, Nju Nork, Atlanta dhe në rajone të tjera janë parë valë arresti të dhunshme.

Një ish oficer policie është arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Floyd.

Oficeri Derek Chauvin është polici që shihet në videon e xhiruar nga një kalimtar, duke mbajtur gjurin në qafën e viktimës, ndërkohë që George Floyd dëgjohet duke u ankuar se nuk merr dot frymë. Videoja vazhdon mbi pesë minuta, kur George Floyd është i shtrirë përtokë dhe oficeri Derek Chauvin vazhdon ta mbajë nën kontroll me gjurin në qafë.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim të gradës së tretë, si dhe vrasje pa paramendim.

Minesota mbetet rajoni ku ka shpërthyer dhuna më e madhe. Në Twin Cities të Minneapolis-Saint Paul, qytetarët thyen shtetrrethimin dhe dogjën qindra makina.

Pamjet televizive tregojnë edhe moment plackitjeje.

Situata në Mineapolis mbetet “tmerrësisht e rrezikshme” tha Guvernatori në një konferencë për median mëngjesin e së shtunës, ndërsa protestat vijojnë kudo.

“Ky është zemerimi më i madh civil në historinë e Minesotas që ne kemi atje sot,” tha Walz.

 

Artikulli paraprak“SHPËRTHEN” ARTAN FUGA: KEMI KLASËN POLITIKE MË TË DËSHTUAR NË BOTË!
Artikulli tjetërPUNËDHËNËSI NUK APLIKON PËR PAGËN E LUFTËS? DREJTORIA E TATIMEVE MESAZH NË CELULAR ÇDO PUNONJËSI QË E PËRFITON! JA ÇFARË SHKRUHET