Me rastin e festave të fundvitit, nxënës të shkollës “Zemra e Krishtit” në Shkodër organizuan këtë të hënë një panair me materiale të riciklueshme. Të gjitha fitimet e këtij panairi pritet të shkojnë për bamirësi. Ky është viti i katërt që nxënësit e kësaj shkolle organizojnë një panair të tillë. Piktura, instalacione të ndryshme festive, dekore dhe punime druri janë vetëm disa prej punimeve që këta nxënës kanë ekspozuar në pedonalen “28 Nëntori”.

Vetë nxënësit që kanë bërë këto punimke shprehen mjaft entuziast. Të gjitha parat nga shitjet e këtyre produkteve do të shkojnë për fëmijët jetim në këto festa. Fëmijët më të talentuar të kësaj shkolle sollën më të mirën e tyre për të dhuruar buzëqeshje për fëmijët jetim. Ndërkohë, në vitet e kaluara, të ardhurat nga panairi kanë shkuar për azilin e pleqve në Shkodër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHPËRBLIMET E FESTAVE, RADHË PRANË POSTËS
Artikulli tjetër“YJET E SË ARDHMES” ME TINKA KURTIN