Një nxënës ka mbetur i plagosur në shkollën “Antoni Athanas” në lagjen Nr. 3 të qytetit të Sarandës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas konfliktit midis dy nxënësve rreth orës 11:00 të ditës së sotme, ku një 16 vjeçar ka plagosur me thikë një 18 vjeçar. “Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në Shkollën e Mesme Ekonomike “Antoni Athanas” në lagjen nr.3 Sarandë, dyshohet se shtetasi A.D., 16 vjeç (nxënës i vitit të 1-rë) pas një konflikti për motive të dobëta brenda ambienteve të shkollës, ka qëlluar me mjet prerës “biçak” në kofshën e majtë, shtetasin D.K., 18 vjeç (nxënës i vitit të 3-të), i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar shtetasin A.D, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOSOVA, SË SHPEJTI MARRËVESHJE ME BRUKSELIN, PËR SISTEMIN DREJTËSISË NË VERI TË MITROVICËS.
Artikulli tjetërDIBËR, VËLLAI GJEN 16 VJEÇARIN TË VARUR NË LITAR NË KASOLLEN E BAGËTIVE