Sot është dita botërore e gazetarëve sportiv. Shkodra është një qytet i cili veç tjerave spikat edhe për gazetarët sportiv që me Palok Nikën, Anton Mazrekun, Rifat Uruçin, Ramadan Bigzën për të ardhur tek brezat e mëvonshëm. Gaspër Marku, Gjergj Kola dhe Admir Uruçi ndër të tjerë janë 3 prej gazetarëve më të hershëm në Shkodër të cilët kanë nisur gazetarinë sportive në kohë jo shumë normale dhe tashmë kanë një karrierë të gjatë.

Gazetarët sportiv në një qytet si Shkodra kanë përjetuar emocione të veçanta dhe kryesisht janë patjetër sukseset e ekipit të Vllaznisë në kohët e arta të saj.

Po aq sa sukseset në rrugëtimin e tyre si gazetar sportiv janë ndeshur edhe me vështirësi të shumta. Në dukje është e lehtë por në realitet ka një sërë vështirësish puna e gazetarit sportive në një qytet si Shkodra ku përgjegjësia është e madhe.

Ndryshimet në botën e medias nga fillim vitet ’90 janë të mëdha duke përfshirë edhe gazetarinë sportive.

Gazetari Gaspër Marku përveç karrierës mbi 40 vjeçare është edhe përfaqësues i organizatës botërore të gazetarëve sportive ndërsa mban edhe një sërë vlerësimesh. Po ashtu edhe gazetarët Gjergj Kola dhe Admir Uruçi përveç karrierës së tyre kanë edhe një sërë vlerësimesh për kontributin e dhënë.