Deputetët janë mbledhur sot në seancën e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Zgjatja e afateve të organeve të Vettingut është bërë temë për debat në nisje të seancës, mes kreut të grupit të PD Alibeaj dhe kreut të grupit të PS, Balla.

Enkelejd Alibeaj tha se i gjithë procesi i zhvilluar deri më tani është bërë në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, ndërsa shton se ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë sa më të pakta dhe të harmonizuara mes palëve.

Ndërsa Taulant Balla teksa tha se duhet të marrë fund politizimi i kësaj çështjeje, kërkoi që zgjatja e afateve të organeve të Vettingut të futet në rend dite në seancën e 10 shkurtit. Kjo kërkesë u miratua në Kuvend.

Artikulli paraprakOBSH, THIRRJE KUNDËR HEQJES SË MENJËHERSHME TË MASAVE KUFIZUESE
Artikulli tjetërBERISHA PËR PROTESTËN E BANORËVE QË U PRISHËN SHTËPIVE: PO MASHTROHEN NGA QEVERIA! ËSHTË AFERË MEGAVJEDHJEJE