Pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK.

Në një mesazh në rrjetet sociale të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë vlerësohet ish-kreu i SPAK, Altin Dumani për integritetin dhe guximin e tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës të cilat kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTË

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTABAKU:LIGJI I RI I KONCESIONEVE NUK LUFTON KORRUPSIONIN
Artikulli tjetërKLODIAN BRAHO U ZGJODH KREU I RI I SPAK, URIMI I RAMËS: DO TË KETË MBËSHTETJEN TONË