
Këshilli Bashkiak i Lezhës ka hapur rrugën për zgjedhjen e kryetarëve dhe kryetarëve të fshatrave, të cilët ishin emëruar më parë nga Kryetari i Bashkisë për shkak të mungesës së kuorumit. Vendimi u miratua me shumicë votash, nga të majtët dhe të djathtët.Duke folur para këshilltarëve, Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, theksoi se nuk duhet të vazhdohet me emërimin e përfaqësuesve të fshatrave, pasi krijohet kaos nw menaxhimin e problematikave.Ai kwrkoi marrjen e masave qw të zbatohet ligji dhe të bëhen zgjedhje nga vetë komuniteti.
Në disa fshatra të Lezhës, kryepleqtë ishin emëruar më herët nga Kryetari i Bashkisë, për shkak të dështimit të organizimit të zgjedhjeve në këto zona.






