Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka publikuar sot ndryshimet e bëra në rregulloren për garën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Rregullorja u prezantua nga Anëtari i Komisionit te Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale, Eno Bozdo.

– Procesi zgjedhor për Kryetar të PDSH garanton parimin e konkurrimit të lirë dhe shanseve të barabarta midis kandidatëve si dhe kontrollin e tyre mbi mënyrën e realizimit të tij.

– Zgjedhjet bëhen me votim të lirë, të fshehtë, të barabartë dhe të drejtpërdrejtë, sipas modaliteteve të parashikuara në këtë udhëzim. Anëtarët e partisë me të drejtë vote e ushtrojnë lirisht të drejtën e votes.

– Kandidatët ftohen të paraqesin programin e tyre përpara strukturës së partisë dhe anëtarëve të partisë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, i mundësojnë çdo kandidati akses të barabartë në garë. Drejtuesit e strukturave të Partisë, në qendër dhe në bazë, qëndrojnë asnjanës në procesin zgjedhor.

– Çdo kandidat ka të drejtën të caktojë pranë KOKOE, brenda datës 10 maj 2022, një vëzhgues të tij të përhershëm. Vëzhguesi ka akses të plotë në të gjithë veprimtarinë e Komisionit. Ai njoftohet dhe merr pjesë në çdo mbledhjen të Komisionit dhe merr fjalën sa herë e kërkon për të parashtruar kërkesa, propozime apo ankesa.
Në Komisionet e Votimit dhe të Numërimit në degë, çdo kandidat ka të drejtën të caktojë një përfaqësues në Komision.

– KOKOE ka përgjegjësinë të japë akses të plote dhe të menjëhershëm çdo kandidati në listën zgjedhore. Ky akses fitohet menjëherë pas regjistrimit të çdo kandidati nga KOKOE.

– Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike merr masat për pasqyrimin e barabartë të fushatës zgjedhore të secilit kandidat duke shpërndarë zyrtarisht çdo njoftim të kandidatit apo çdo përmbledhje të takimeve të tij.

– Secili kandidat ka të drejtë të përdorë mjediset e selisë qendrore të Partisë Demokratike apo selitë e Degëve të partisë në rrethe për aktivitete të tij gjatë fushatës zgjedhore apo për komunikimin me mediat. Kryesitë e degëve marrin masa për plotësimin e kësaj pike.

Artikulli paraprakRAMA ‘DUSH TË FTOHTË’ DISA KRYETARËVE BASHKISH: U ZGJODHËN NË NJË NDESHJE PA KUNDËRSHTARË, ME CILIN SY E FAQE DO KËRKOJNË TË
Artikulli tjetërASAMBLEJA E PS, REAGON SALIANJI: KUSH E KA FRIKËSUAR RAMËN AQ SA TË STERROJË DHE T’I NXJERRË DHËMBËT DREJTËSISË DERI NË KËRCËNIMIN ME SKUALIFIKIMIN E SPAK?