Vatikani ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha komunikimet telefonike brenda territorit të tij gjatë konklavës për zgjedhjen e papës së ri, duke filluar nga ora 15:00 më 7 maj.

Masa synon të garantojë fshehtësinë maksimale gjatë procesit të votimit nga 133 kardinalë të ardhur nga mbarë bota.

Ndërprerja nuk do të prekë Sheshin e Shën Pjetrit, ku mijëra besimtarë pritet të grumbullohen për të pritur shpalljen e pasardhësit të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë më 21 prill.

Kardinalët do të hyjnë në Sistinë pa telefona, duke respektuar traditën e fshehtësisë absolute që karakterizon këtë proces historik të Kishës Katolike.

Artikulli paraprak”SHUMICA E SHQIPTARËVE E NDJEJNË NDRYSHIMIN”, RAMA: MË 16 MAJ NË TIRANË VIJNË LIDERËT E EUROPËS
Artikulli tjetërMASAKRA E GËRDECIT/ SHTYHET SEANCA GJYQËSORE PËR MEDIUN, SHKAK MUNGESA E GJYQTARES IRENA GJOKA