Zgjedhjet parlamentare përfunduan tashmë teksa PS mori 74 mandate dhe do qeverisë edhe për katër vite të tjera ndërsa PD dhe LSI do vijojnë të jenë forcat opozitare. Të pyetur nëse zgjedhjet e 25 prillit ishin zgjedhje të lira qytetarët shkodran shprehin mendime të ndryshme.

Me 25 prill të gjithë shtetasit shqiptar patën mundësi të votonin për të vendosur se cila do jetë qeveria në 4 vitet e ardhshme.