Presidenti Ilir Meta ka nisur procedurat për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore për ato bashki që kanë mbetur pa kryetar.

“Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim zyrtar. Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje dhe një cështje që Gjykata Kushtetuese e shmang, çeshtja per zgjedhjet vendore 2019 nuk mori zgjidhje, prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar.

Kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t’i leverdisë. Nuk ka se çfarë të pres me, prita vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe dha mos vendim, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët,

jam sot këtu për t’iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, i dërgova Komsionerit se kush janë bashkitë në të cilat përgjatë kësaj procedure, janë pa kryetar”, tha Meta.