Zgjedhjet 2017 – Rama: Nëse LSI s’do rimartohet djathtas, do qëndrojmë bashkë majtas

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim po artikulon përditë deklarata mbi mundësinë për të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 2017, kryeministri Edi Rama thotë se ai e ka të qartë të ardhmen e koalicionit dhe se është në pritje të vendimit të partnerit të tij. Rama: Pas mbarimit të fushatës në LSI, ku unë besoj që nuk duhet të presim surpriza. Pra nëse LSI nuk do të rimartohet djathtas ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas. Debate në koalicion shkaktoi edhe deklarata e Ministrit të Drejtësisë për përfshirjen e ushtrisë në betejën e shtetit me kultivuesit e kanabisit. Por Rama thotë se ai ishte vetëm një mendim personal. Rama: Ministri ka bërë thjesht një propozim, secili ka lirinë e vet për të bërë propozime të caktuara.