Tranzicioni është delikat dhe qeveria italiane e kryeministrit Conte do luaj një pjesë të madhe të besueshmërisë së saj në vetëm dy ditë.

Më 20 dhe 21 shtator do të votohet për zgjedhjet administrative në 7 rajone dhe mbi 1000 komuna si dhe për referendumin kushtetues, për uljen e numrit të parlamentarëve në Dhomë dhe Senat, ‘kali i betejës’ për Lëvizjen 5 Yjet, pjesë e kushtueshme e qeverisë.

Sipas analistëve, pesha politike e ditës së zgjedhjeve është e madhe. Në dy ditë elektorale ‘5 yjet’ janë në rrezik pasi rezultatet mund të zbulojnë erozionin e konsensusit popullor ndaj ‘Lëvizjes’, e cila e ka bërë shkurtimin e parlamentarëve betejën e saj ideologjike ‘par excellence’.

Nëse do të fitonte PO-ja, kjo do të ishte kamerdare shpëtimi, por rezultatet rajonalë nga ana tjetër mund të ndryshonin ekuilibrin politik brenda dhe jashtë shumicës. Në çdo rast, me një rend të ri politik, duhet kërkuar konsensusi i nevojshëm për të vazhduar reformat kryesore të kërkuara nga BE.

Ndërsa referendumi do të ridizenjojë Parlamentin me 115 senatorë dhe 230 deputetë më pak, që e pëkrhyer në vlerë monetare do të thotë kursim të vlerësuar prej 100 milion euro bruto në vit, 18 milionë votues nga shtatë rajone të vendit do të thirren në qendrat e votimit për zgjedhjet rajonale që do të mbahen në Campania, Toskana, Veneto, Liguria, Valle d’Aosta, Marche, Puglia.

Zgjedhjet ishin planifikuar për tu zhvilluar në muajin mars por u shtynë për shkak të emergjencës Covid-19.

Dhe nësë do vazhdojmë të flasim për shifra, në mbi 60 mijë vende votimi do të shpërndahen mbi 15 milionë maska dhe 300 mijë litra xhel dezinfektues