Kreu i Partisë Demokratike, në një konferencë për shtyp pas mbarimit të zgjedhjeve, ka folur për mediat lidhur me zhvillimet e fundit. Berisha ka thënë se sovrani foli dhe se në qendrat e djathta elektorale pret rezultat fitoreje.

Nga ana tjetër, Berisha ka folur për zhvillimet në qarkun e Durrësit, ku pretendon se bandat duan të ndikojnë në rezultat.

“Të dhëna operative nga mbarë vendi dhe të qendrës së djathtë priten konform kësaj rritjeje dhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-së me urdhër nga Edi Rama, se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës. Janë denoncuar qoftë nga media, qoftë nga PD. Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për gjithë komisionerët tanë është të jenë qëndrestarë.”-tha Berisha

Artikulli paraprakVOTA E DIASPORËS/ 191.912 ZARFE ME FLETË VOTIMI TË MBËRRITURA DERI NË ORËN 19:00. KRYESON ITALIA
Artikulli tjetërNUMËROHEN KUTITË E PARA NË VORË/ PS KRYESON ME 222 VOTA, MBËSHTETËSIT FESTOJNË FITOREN!