Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë sot një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e numërimit që ende vijon në disa bashki.

“Kemi konsideruar situatën e krijuar në KZAZ e Kurbinit dhe problematikat. Kemi marrë një vendim për pezullim të procesit deri në 16:00, por ende atje nuk ka filluar procesi i numërimit. Në lidhje me pjesëmarrjen kemi 4835 qendra votimi, për të cilat është raportuar në sistem, rezultojnë mbi 1 mln zgjedhës. Përqindja është 37.9%. Gjithmonë duke e bërë këtë raport me numrin total të zgjedhësve të qendrave të votimit që kanë raportuar”, tha ai.

Ndërkohë Celibashi theksoi se në 44 bashki ka përfunduar procesi i numërimit të votave, përkatësisht në: Vlorë, Korçë, Berat, Maliq, Sarandë, Kuçovë, Vau Dejës, Cërrik, Patos, Devoll, Librazhd, Rrogozhinë, Dimal, Finiq, Peqin, Bulqizë, Mirditë, Selenicë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Himarë, Përrenjas, Tropojë, Dropull, Has, Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Pukë, Konipol, Këlcyrë, Fushë Arrëz, Pustec, Libohovë, Kamëz, Elbasan, Vorë.

A do të merrni vendim për të sjellë kutit të votimit në Tiranë për të mos lejuar zvarritje?

Celibashi: Po ndjekim situatën në Kurbin hap pas hapi dhe është shumë herët për të folur për llojet e vendimmarrjeve. Nga pikëpamja e rendit është një proces i qetë. Informacione të tjera në nuk kemi.

Deklaratat nga selitë e partive, për manipulim të procesit zgjedhor, si do të funksionojë procesi i ankimimeve?

Celibashi: Shpresojmë të përfundojë procesi i numërimit sot dhe të bëhet tabulimi i rezultateve dhe nga nesër çdo subjekt zgjedhor që ka pretendime lidhur me procesin zgjedhor ka të drejtën të paraqesë ankim.

Situata në Kavajë
Celibashi: Në Kavajë nuk rezulton që të jetë ndërprerë proces, por vetëm në Kurbin për shkak të tensioneve dhe vetën në 2 KZAZ në Durrës për shkak të lodhjes së komisionerëve.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA I PËRKET BE-SË”, YURI KIM TAKIM ME ALTIN DUMANIN E PROKURORËT E SPAK
Artikulli tjetërRAPORTI I OSBE-ODIHR, BIRN: VËZHGUESIT NDËRKOMBËTARË TË SHQETËSUAR NGA ‘MAKINACIONET’ E PUSHTETIT NË ZGJEDHJE