Dy zyrtarët e lartë të BE, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë folur në konferencën e sotme në Bruksel dhe për çështjen e blerjes së votës dhe zgjedhjet e 25 prillit. Borrel tha se e kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet që mbulojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

“Sa iu takon zgjedhjeve kuptojmë që përgatitjet praktike për zgjedhjet e ardhshme janë në proces e sipër. E kemi inkurajuar kryeministrin që të ndjekë të gjitha aspektet që mbulojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Sa i përket çështjes specifike të blerjes së votës më lini t’ju them që raporti i fundit i KE për Shqipërinë theksoi një hetim transparent të akuzave për shkelje të dyshuara zgjedhore. Po kështu vendimi i Këshillit në mars të 2020, thekson se nisja e proceseve gjyqësore kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës është një nga çështjet që duhen reflektuar në kuadrin reflektues. Ky është qëndrimi zyrtar i Këshillit dhe Komisionit”, deklaroi Borrel.

Ndërsa Varhelyi tha se ka garanci të mjaftueshme në sistem duke përmendur që nga marrëveshja e 5 qershorit, tek rekomandimet e ODIHR dhe më pas pjesëmarrjen e vëzhguesve në zgjedhje.

“Ajo çfarë mund t’ju them është se ne po i afrohemi zgjedhjeve që janë përgatitur në një mënyrë mjaft tërësore. Së pari kemi pasur një marrëveshje midis partive parlamentare dhe jashtë parlamentare për reformën zgjedhore. Ky është një element i ri krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kjo sjell garanci për parregullsi në procesin e votimit. Është trajtuar si një çështje madhore tek rekomandimet e ODIHR. Më pas kjo u vijua nga opinioni i Komisionit të Venecias për të cilat qeveria dhe partitë ranë dakord. E treta është pjesëmarrja e vëzhguesve në zgjedhjeve. Janë ftuar vëzhguesit por nga ana jonë ne do të ndihmojmë që vëzhguesit të vijnë, të jenë të pranishëm. Garanci të mjaftueshme ofrohen në sistem.
Për blerjen e votës do të shohim nëse do të ketë veprime në terren. Ne duam që ligji të zbatohet me fuqi të plotë. Duam të shohim që të gjitha përpjekjet të bëhen nga ana e organizatorëve të zgjedhjeve kundër blerjes së votës”, deklaroi Varhelyi.

Ndërkohë sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit, ai tha se e kemi biseduar dhe Shqipëria po bën një përparim të qëndrueshëm. “Mbi bazën e kësaj bindëm shtetet anëtare që të votonin pro çeljes së negociatave. Duhet të shohim funksionimin e këtyre organizmave. Kjo ka qenë qasja e këtij komisioni që duhet të bëjmë përparim në terren.
Për Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, e konsiderojmë Gjykatën Kushtetuese funksionale. Ka numrin e gjyqtarëve për seancat dhe emërimi i dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë është në rrugë e sipër”, tha ai.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA, PARTNER KYÇ PËR BE”, BORREL MESAZH UDHËHEQËSVE DHE PARTIVE: TË GJITHË TË BËJNË TË PAMUNDURËN QË LISTAT E KANDIDATËVE TË KENË NJERËZ ME INTEGRITET
Artikulli tjetërAKUZAT PËR BLERJE VOTASH, RAMA NGA BRUKSELI: 20 PERSONA NGA TË GJITHA PARTITË PO HETOHEN NGA PROKURORIA