“Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave!” Ky është reagimi i kreut të SPAK, Altin Dumani teksa prezanton strategjinë e parandalimit të krimeve elektorale. Dumani ishte sot në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit.

‘Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave.

Zgjedhjet lidhën pazgjidhshmerisht me shtetin e së drejtës.

Hetimi do kryhen në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor.’, deklaroi Dumani.

Artikulli paraprakSHORTI I CHAMPIONS LEAGUE/ PËRBALLJE SPEKTAKOLARE NË 1/8, DERBI I MADRIDIT DHE SFIDA TË ZJARRTA PËR NJË VEND NË ÇEREKFINALE
Artikulli tjetërBERISHA: DJE PATË NË SHESH MITINGUN PËR FUNERALIN POLITIK TË VELIAJT! NË ATË SHESH DO TË SHIHNI EDHE…